GJUKANOVIQ: NEVOJITET NJË MESAZH SE KA VEND NË BE PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mesazh nga Komuniteti Evropian më shumë se kurrë se ka vend për këto vende në Bashkimin Evropian. Ai tha se pas takimit jozyrtar të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe pasi presidenti francez Emanuel Macron propozoi që vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të bashkohen brenda një organizate të re politike. Ekspertë të shumtë e kanë vlerësuar këtë si një përpjekje për të parandaluar zgjerimin e BE-së. Ai shton se shpreson se ritmi i anëtarësimit në BE i vendeve të BP do të varet ekskluzivisht nga aftësia dhe shpejtësia e reformave. Kjo, thotë ai, do të zhvillojë një konkurrencë të shëndetshme në BP dhe “jam i sigurt se përfundimisht, në një periudhë jo shumë të largët, do të çojë në anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

SHARE