MALI I ZI DO TË AVANCOJË REFORMAT ZGJEDHORE DHE GJYQËSORE

Anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) miratuan një raport për Malin e Zi, duke theksuar se Mali i Zi duhet të avancojë reformat e tij zgjedhore dhe gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në një raport të miratuar me 64 vota pro, 7 kundër dhe 4 abstenime, eurodeputetët ankohen se asnjë nga 33 kapitujt e negociatave nuk është mbyllur që nga viti 2017, duke ngadalësuar reputacionin dhe statusin pozitiv të Malit të Zi si vendi më i avancuar i Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE. Komisioni për Punët e Jashtme përshëndeti angazhimin e vazhdueshëm të Malit të Zi për integrimin evropian dhe theksoi se përparimi i vendit në procesin e anëtarësimit ende varet nga përmbushja e shtetit të së drejtës. Eurodeputetët përshendetën edhe zgjedhjen e qeverisë së re të pakicës së përbërë nga parti pro-evropiane, veçanërisht në dritën e pushtimit të fundit rus të Ukrainës dhe ndikimit të vazhdueshëm të partive politike pro-ruse dhe narrativave në Mal të Zi.

SHARE