MIRATOHET LIGJI PËR KUFIZIMIN E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE BAZË

Kuvendi i Malit të Zi miratoi propozimin e Ligjit për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si dhe propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për administratën publike. Për miratimin e Ligjit për masën e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve votuan 48 deputetë, pa vota kundër dhe abstenime. Projektligji u përgatit nga qeveria e mëparshme dhe ekzekutivi i ri vendosi në seancën e 5 majit t’i përmbahet aktit të propozuar.

SHARE