SHQIPËRIA KRYESON KONFERENCËN RAJONALE EUROPIANE TË FAO

Shqipëria kryeson sesionin e 33-të të Konferencës Rajonale Europiane të FAO. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u ndal në situatën në Ukrainë dhe shprehu mbështetjen e shtetit shqiptar krah Ukrainës. Duke përmendur krizat aktuale ekonomike që po kalon mbarë globi, me luhatjen e tregjeve dhe çmimeve, ministrja tha se Shqipëria ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e situatës. Por sipas ministres Krifca, fokus mbetet e ardhmja, ku synohet rritja e qëndrueshmërisë e sektorit bujqësor shqiptar për të përballuar këtë goditje dhe për të rritur prodhimin. Ministrja kërkoi mbështetjen e vendeve pjesëmarrëse për mbajtjen e tregjeve të hapura, duke kërkuar gjithashtu suport për vendet që janë më të ekspozuara nga mungesa e ushqimit dhe ekonomive që kanë më shumë nevoja.

SHARE