KOMISIONI PËR SISTEMIN POLITIK KA MBËSHTETUR NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Komisioni për Sistemin Politik ka mbështetur ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat parashihet që zgjedhjet në Podgoricë dhe 13 komuna të mbahen më 30 tetor. Pro propozimin votuan 7 anëtarë, ndërsa kundër ishte një anëtar i Komisionit. Ky propozim mori dritën jeshile edhe nga Komisioni Legjislativ. Ndryshimet në Ligjin për Komisionin për Sistemin Politik u mbështetën nga deputetët e PDS, SDS, Lëvizja Qytetare URA dhe PSP. Përfaqësuesi i Malit të Zi Demokratik ishte kundër. Ndryshimet e reja u propozuan nga shumica e re parlamentare dhe u kërkua të shqyrtohen me procedurë urgjente. Deputeti Millosh Konatar tha se propozimi për ndryshime në ligj nuk është diçka e re. Ai përmendi se sipas planit aktual, Mali i Zi do të jetë në proces zgjedhor nga fillimi i qershorit deri në mesin e korrikut, sepse zgjedhjet lokale do të mbahen çdo javë.

SHARE