INSTITUTI: 81 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga pasojat e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 81 raste të tjera të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP njoftoi se janë analizuar 888 mostra për koronavirusin e ri. Në të njëjtën kohë janë shëruar 85 pacientë, pra janë 589 raste aktive të infektimit me koronavirus në Mal të Zi.

SHARE