NESËR DO TË DISKUTOHET EDHE PËR ULJEN E AKCIZËS PËR KARBURANTET DHE TVSH-në PËR USHQIMET BAZË

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, ka paralajmëruar vazhdimin e seancës së Kuvendit të Malit të Zi për nesër, në të cilën do të diskutohen dy pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me standardin e qytetarëve. „Nesër do të vazhdojmë seancën e Kuvendit të Malit të Zi. Në rend dite janë Propozimi për uljen e akcizës për karburantet dhe propozimi për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë”, ka shkruar Kontar në Twitter. Ai ka ripërsëritur, siç tha, qëndrimet e mëhershme të LQ URA: “Ne jemi këtu për të punuar për të mirën e qytetarëve, kemi shumë punë përpara nesh, po vazhdojmë rrugën për një Mal të Zi më të mirë”. Ulja e akcizës për karburantet, TVSH-ja, si dhe kufizimi i çmimeve të ushqimeve bazë do të jetë në rendin e ditës të Kuvendit të mërkurën dhe aplikimi i tyre pritet për 20 ditë. Ndërsa shumica parlamentare sqaron se për shkak të respektimit të procedurave, një sërë masash ekonomike nuk u miratuan javën e kaluar kur u zgjodh Qeveria, Sindikatat dhe OJQ-të pretendojnë se deputetët edhe një herë treguan se interesat e tyre politike janë mbi qytetarët.

SHARE