NË DITËT NË VIJIM MOTI I PAQËNDRUESHËM, NGA MESI I MAJIT DERI NË 30°C

Në dy ditët në vijim pritet ndryshim i kushteve të motit, me diell në pjesën e parë, ndërsa pasdite në zonat qendrore dhe në veri me reshje shiu me vranësira, tha meteorologu Branko Micev. Ai në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi” në TVMZ tha se Mali i Zi është në proces të ndryshimeve të papritura të motit. “Pra, dje kemi pasur kushte të paqëndrueshme të motit, me vranësira, relativisht mot i ftohtë. Temperatura në Podgoricë dje ka qenë 16 gradë, kurse pardje 26 gradë”, tha Micev. Siç tregon ai, të enjten priten periudha më të gjata të motit të thatë, ndërsa nga e premtja deri të hënën pritet një valë e re e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu. “Më shumë diell pritet nga 10 maji, kur do të jetë më i ngrohtë, me temperatura deri në 30 gradë në mes të majit, gjë që nuk është e pazakontë”, tha Micev, duke kujtuar se në Podgoricë në vitin 2008 është matur temperatura 35 gradë. Ai po ashtu thotë se prilli i këtij viti në Podgoricë ka qenë dy gradë më i ftohtë se mesatarja.

SHARE