GJELOSHAJ: UROJ QË FESTA E BAJRAMIT TË RAMAZANIT TË VJEN NJË DHURATË PAS NJË MUAJI SAKRIFICE, LUTJE DHE ADHURIMI

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit. „Uroj që festa e Bajramit te Ramazanit të vjen një dhuratë pas një muaji sakrifice,lutje dhe adhurimi. Uroj që kjo festë të jetë festë për të gjithë pa dallim, duke shpresuar që të dominojë harmonia dhe toleranca ndërfetare,“ shkruan Gjeloshaj. “Të sëmurëve jepu shëndet, të varfërve furnizim, jetimëve ngrohtësi dhe për të gjithë të ketë paqe dhe dashuri. Në emrin tim personal dhe të administratës lokale të Tuzit, nga zemra ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin,“ thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

SHARE