TË MËRKURËN, KOMISIONET PARLAMENTARE ME PROPOZIM PËR ZGJEDHJET LOKALE MË 30 TETOR

Të mërkurën komisionet parlamentare do t’i shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat parashihet që zgjedhjet në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera të mbahen më 30 tetor. Ndryshimet në ligj u propozuan nga shumica e re parlamentare, për të cilën deputetët do të pronocohen në seancën plenare të së enjtes. Propozohet që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë në Plevla, Rozhajë, Plavë, Tivat, Budva, Plluzhine, Zhablak, Bijello Pole, Shavnik, Tivar, Danillovgrad, Kollashin, Podgoricë dhe Gollubovc. Të rikujtojmë se në Raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2020, thuhet se “megjithë marrëveshjen ndërpartiake për të mbajtur zgjedhjet lokale në të njëjtën ditë, kuadri ligjor parashikon ende mundësinë e organizimit të tyre në kohë të ndryshme”.

SHARE