Në Mal të Zi nuk ka asnjë vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 46 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë, të cilët merren me diagnostikimin e infeksionit me koronavirus, kanë përfunduar analizat të shtunën dhe kanë dorëzuar rezultatet për 616 mostra. ISHP përmes një postimi në Twitter raportoi se u shëruan 49 pacientë deri në orën 15:00. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 643.