Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Robert Berisha publikoi këngën e tij më të re me titull “Nanë”.
Kënga e zhanrit baladë është një dedikim për nënën e tij të ndjerë, Teuta Berishën, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.
Muzika është kompozuar nga Kreshnik Aviu, i cili gjithashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit.
Orkestrimi ndërkohë është realizuar nga Mnetor Sulejmani.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Baladë me titull “Nanë” është realizuar edhe me një klip, në të cilin këngëtari vjen me një performancë të thjeshtë dhe mjaft të ndjeshme nën ngjyrat bardhë e zi.
Këngëtari e përmbyll klipin me një fotografi të nënës së tij, poshtë së cilës shkruhet: “Nëna, çdo dashuri fillon dhe përfundon atje”. /Telegrafi/