VARHELI NË TIRANË: DUHET TË VENDOSIM STABILITET NË BALLKAN / NEGOCIATAT BRENDA PRESIDENCËS FRANCEZE

“S’mund të kemi luftë në Europë dhe Europa mos përdorë mundësitë e saj të stabilizojë Ballkanin Perëndimor.”- kështu u shpreh gjatë konferencën në Tiranë, komisioneri Oliver Varhelyi ndërsa u shpreh optimist për celjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencën franceze të BE. “Sigurisht që tema tjetër e madhe është që kur do të mbahet konferenca e parë me BE. Ne duhet patjetër të përdorim gjithcka kemi në dorë. S’Mund të kemi luftë në Europë dhe europa mos përdorë mundësitë e saj të stabilizojë Ballkanin Perëndimor. Është e vërtetë që në këtë process jo vetëm shohim stabilitet port ë vendosim stabilitet afat gjatë në Ballkan. S’mund t’i jap kohë atyrë që janë në process të mos bëjën atë që duhet bërë. Ne duhet të marrim këtë vendim dhe të ecim para me punën. Ndaj po bashkëpunoj shume, e vlerësoj durimin e Shqipërinë, kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj, objektiv është kjo punë të kryehet gjatë presidencës franceze. Duhet të fillojmë për integrimin e vërtetë në terren.”- tha Varhelyi. Ndër të tjera Varhelyi u shpreh se siguria e BE po kompromentohet. Besueshëmëria jonë po vihet në pikëpyetje. “Nuk është Shqipëria për t’u tallur. Mund të promovojmë arritjet e sicilit prej shteteve kandidate. Vendimin nuk e kemi ne në dorë, e kanë shtetet anëtare, dhe kjo është arsyeja pse unë po bëj këtë tur. Që të ecim para për një shtet anëtar që duhet të marrë vendimin. Siguria e BE po kompromentohet. Besueshëmëria jonë po vihet në pikëpyetje”- vijoi ai. Lidhur me pushtimin rus në Ukrainë, Varhelyi falenderoi Shqipërinë për mbështetjen. “Folëm edhe për luftën në Ukrainë, dhe ramë dakord se kjo luftë duhet të marrë fund menjëherë. Shqipëria ka qenë krah nesh ka lehtësuar pjesën më të madhe të punës. Falenderoj Shqipërinë për mbështetjen e bashkëpunimin.”

SHARE