IBRAHIMOVIQ: PRES QË NESËR TË ZGJEDHET KRYETARI I KUVENDIT DHE ANËTARËT E QEVERISË SË RE

Kryetari i Partisë Boshnjake (PB), Ervin Ibrahimoviq tha se pika e parë nesër do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, e më pas zgjedhja e anëtarëve të Qeverisë së re. “Nuk mund të them me siguri nëse nesër do të zgjedhjet Qeveria e re, por shpresoj që nesër të përfundojë”, tha Ibrahimoviq pas mbledhjes së krerëve të klubit. Në seancë erdhën vetëm përfaqësues të mazhorancës së re dhe Socialdemokratët. Ai shtoi se nuk po iken nga fakti qe seanca të vazhdojë ditën e nesërme. Duke komentuar kallëzimet e paralajmëruara penale, ai tha se secili ka të drejtë të luftojë në mënyrën e vet. “Kjo është megjithatë provë e pafuqisë dhe mungesës së kapacitetit demokratik,” tha Ibrahimoviq. Ai beson se nuk do të ketë pengesa nga shërbimi parlamentar sepse ata janë sjellë gjithmonë profesionalisht.

SHARE