“Hawaiian Airlines” do t’ju ofrojë pasagjerët qasje në internet falas të Starlink

Hawaiian Airlines së shpejti do të jetë kompania e parë e madhe, që pasagjerëve të saj do t’ju ofroj qasje në internetin satelitor të Starlink.

Kompania e lartcekur ka nënshkruar marrëveshje, me të cilën të gjitha fluturakeve do t’ju mundësojë të ketë internet satelitor Starlink nga kompania SpaceX, transmeton Telegrafi.

Interneti do të jetë i qasshëm për pasagjerët që do të udhëtonin me aeroplanët Airbus A321neo, Airbus 330 apo Boeing 787-9, e ky shërbim do të jetë pa pagesë, ndërsa shpejtësia do të jetë e mjaftueshme për “streaming” dhe videolojëra online.

Hawaiian do të instalojë Starlink internet në aeroplanët e caktuar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa deri më tani nuk planifikon që në këtë listë të figurojë Boeing 717 me të cilin realizohen fluturimet e shkurtra.

Kjo marrëveshje e nënshkruar e bënë aviokompaninë Hawaiian, si kompaninë e parë që do të fillojë me përdorimin e Starlink. /Telegrafi/

SHARE