Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe Komisionari Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, ranë dakord, se është i rëndësishëm funksionimi i Parlamentit në kapacitet të plotë dhe se duhet të vihet deri te krijimi i kushteve për ndërprerjen e plotë të bojkotit parlamentarë.
Në rrjetin Twitter të Qeverisë së MZ, është publikuar se Markoviq dhe Han, përmes një bisede telefonike sot, shkëmbyen mendime mbi çështjet aktuale në Malin e Zi dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Markoviq dhe Han pajtohen për rëndësinë e funksionimit të Parlamentit në kapacitet të plotë dhe krijimin e kushteve për ndërprerje të plotë të bojkotit. Komisionari e falënderoi kryeministrin malazez për rolin e tij konstruktiv në mbështetjen e dialogut brenda Parlamentit për çështje kryesore të rëndësishme të reformës si për Malin e Zi ashtu edhe për BE, theksohet në publikim të Qeverisë së MZ.