Pas këtij informacioni, do të dëshironi të putheni gjatë gjithë kohës
Puthja stimulon prodhimin e pështymës dhe pastron gojën nga bakteret e këqija dhe acidet që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.
Ortodonti dr. Khaled Kasem thotë se njerëzit duhet të puthen për katër minuta në ditë, përveç larjes së dhëmbëve me brushë dhe pastrimit me pe, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë: “Avantazhi kryesor i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë. Pështyma neutralizon acidet që janë në dhëmbët tuaj, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të kariesit. Gjithashtu mund të lajë bakteret nga dhëmbët tuaj për të reduktuar pllakën e fortë orale. Kështu që vazhdoni të puthni nëse doni frymëmarrje të mirë dhe dhëmbë të shëndetshëm”.
Shoqata Britanike e Stomatologëve tha se thërrmimi i ushqimeve, pirja e lëngjeve të gazuara dhe pastrimi i pamjaftueshëm i dhëmbëve, rrisin rrezikun e kariesit.
Ndërsa zëdhënësi i shoqatës tha: “Një puthje nuk është një zëvendësim për ndjekjen e një rutine të higjienës së mirë orale”. /Telegrafi/