SINDIKATA E MJEKËVE KËRKON SHKARKIMIN E MIN ISTRIT TË SHËNDETËSISË KENAN HRAPOVIQ

Sindikata e mjekëve  të mjekësisë, ka kërkuar shkarkimin urgjent të ministrit të Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq, siç theksuan ata, për shkak të borxhit të sistemit shëndetësor që “aktualisht është rreth 32 milionë euro”.

“Borxhi i sistemit të kujdesit shëndetësor të Malit të Zi aktualisht është rreth 32 milionë euro dhe borxhi për ilaçe është rritur në rreth 10 milionë, ndërsa Ministri Kenan Hrapoviq është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë tash dy vjet e gjysmë “, thuhet në faqen e Facebook të Sindikatës së mjekëve  të mjekësisë së MZ.

Ata rikujtojnë se ata vazhdimisht kanë shtruar pyetje nëse borxhi prej 70 milionë në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është rekomandim i Hrapoviq që të emërohet si Ministër i Shëndetësisë.

“Duke iu referuar premtimeve të Kryeministrit të MZ,  Dushko Markoviq në vitin 2016, para konstituimit të Qeverisë se do të jetë shumë kritik dhe objektiv në vlerësimin e punës së ministrave në Qeverinë e udhëhequr nga ai, kërkojmë shkarkimin urgjent të Ministrit të shëndetësisë Kenan Hrapoviq”, thuhet në kumtesën e publikuar në faqen e FB të kësaj Sindikatë.

 

SHARE