KONATAR: 46 DEPUTETË VENDOSËN TË THËRRASIN SEANCË PËR 28 PRILL NË CETIJË

Kreu i klubit parlamentar i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, tha se meqë i kanë ezauruar të gjitha mundësitë, 46 deputetë në Kuvend kanë vendosur që të enjten më 28 prill të mbahet seancë në Cetijë. “Dje i kemi dorëzuar një iniciativë Branka Boshnjak që të caktohet kolegjiumi dhe seanca e Kuvendit, por ajo nuk e ka bërë këtë deri më tani. Ajo deklaroi në media se nuk do ta bëjë këtë”, tha Konatar. “Ne kemi vendosur që seanca do të drejtohet nga nënkryetari Ibrahimoviq. Pres që Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Kuvendit të bashkëpunojnë me Ibrahimoviq,” tha Konatar. Siç tha ai, rendin e ditës së seancës e kanë propozuar me gjashtë pika, e para është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ndërsa e dyta është zgjedhja e Qeverisë së 43-të. Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, në konferencën për shtyp tha se është e rëndësishme që mazhoranca thirri seancën dhe se pas më shumë se dy muajsh bllokadë, “sot po fillojmë historinë e zhbllokimit të dhomës më të lartë legjislative.”

SHARE