KRIVOKAPIQ KËRKON SEANCË PËR MË 5 QERSHOR DHE ZGJEDHJEN E NJË QEVERIE KALIMTARE

Kryeministri në mandatin teknik, Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar nga kryeparlamentari Strahinja Bullajiq që të caktohet seanca për më 5 qershor, në të cilën do të zgjidhet qeveria kalimtare. Në një letër drejtuar Bullajiqit, të cilin e ka siguruar RTMZ, Krivokapiq ka deklaruar se Qeveria po parashtron një kërkesë me qëllim “rindërtimi i qeverisë – qeveri kalimtare”. Siç tha ai, të gjitha partitë e shumicës në Kuvend kërkuan që qeveria tranzitore të zgjidhë krizën politike në Mal të Zi. “E vetmja zgjidhje demokratike e krizës politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përgatitura nga qeveria e përkohshme. Në të njëjtën kohë, kjo kërkesë është të parandalohet një qasje antikushtetuese – votimi për një ‘qeveri të pakicës’ dhe në këtë mënyrë garantimi i paqes, sigurisë dhe pajtimit, si dhe ruajtja e arritjeve demokratike”, ka thënë Krivokapiq. Kërkesa e Krivokapiq vjen pasi kreu i klubit parlamentar i LQ URA, Millosh Konatar, theksoi se 46 deputetë në Kuvend kishin vendosur që të enjten, më 28 prill, të mblidhet një seancë parlamentare në Cetijë, në të cilën do të zgjidhet qeveria e re dhe kryetari i Kuvendit.

SHARE