SPANJA NË ALARM NGA VARIANTI XE I COVID 19: PO PËRHAPET SHUMË SHPEJT

Autoritetet shëndetësore spanjolle nuk e fshehën shqetësimin pasi Qendra e Shëndetit dhe Emergjencave të vendit zbuloi praninë e variantit të ri XE të koronavirusit. Një zbulim i tillë përkoi pikërisht me vendimin e Spanjës për të hequr detyrimin e mbajtjes së maskave në ambjente të brendshme. XE është një variant i ri tejët ngjitës i Covid-it dhe një nënvariant i Omicronit, që shpesh nuk mund të zbulohet nëpërmjet testeve Covid-19. Pavarësisht se prania e tij në Spanjë është e ulët, Ministria e Shëndetësisë e Spanjës paralajmëron se sipas raporteve të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, Covid XE është rritur javët e fundit me një ritëm më të lartë se ai i ‘Omicronit të heshtur’ ose BA.2. Mendohet se XE mund të jetë më infektuesi nga të gjithë variantet. Sipas të dhënave, ai konsiderihet si një variant i rikombinuar, që mund të ndodhë kur një person infektohet me dy ose më shumë variante në të njëjtën kohë, duke bërë që materiali i tyre gjenetik të përzihet brenda trupit të pacientit. Ky shtam i ri u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në 19 janar të këtij viti, me më shumë se 600 raste dhe më vonë u raportua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të prillit. Megjithatë, OBSH theksoi se ende po kryehn studime për përhapjen globale të sëmundjes gjatë javëve të fundit për shkak të numrit më të ulët të testeve.

SHARE