DEPUTETËT KËRKOJNË SEANCËN E KUVENDIT MË 28 PRILL, NDËRSA KOLEGJIUMIN PËR NESËR

Dyzet e gjashtë deputetë i kanë dorëzuar sot nënkryetares së Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak propozimin për mbajtjen e seancës së parlamentit më 28 prill në Cetijë, ku ndër të tjera do të zgjidhej edhe Qeveria e re. Sipas Rregullores së Kuvendit, në atë seancë duhet të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit. Në axhendën e propozuar, përveç zgjedhjes së drejtuesve parlamentar dhe të qeverisë së re, përfshihen ndryshimet në Ligjin për Akcizat dhe Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Projektligji për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njeriut.

SHARE