ZGJEDHJET NË TIVAR, DANILLOVGRAD, KOLLASHIN DHE PODGORICË MË 19 QERSHOR

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka vendosur të shpallë zgjedhjet në Tivar, Danillovgrad, Kollashin dhe Podgoricë më 19 qershor 2022. Kështu bëhet e ditur nga Shërbimi Informativ i Presidentit. Vendimi, siç thuhet, është marrë në bazë të nenit 95, pika 10 e Kushtetutës së Malit të Zi. “Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të botohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Rregulloret komunale”, thuhet në njoftim. Më herët, Gjukanoviq shpalli zgjedhjet për më 5 qershor në Budva, Tivat, Plluzhine dhe Zhablak dhe më 12 qershor në Bijello Pole dhe Shavnik.

SHARE