IZRAELI SULMON SHËNJESTRËN NË GAZA PAS SULMIT ME RAKETË

Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj një sulmi me raketë, kanë thënë Forcat izraelite të Mbrojtjes në orët e para të 19 prillit. “Si përgjigje ndaj sulmit nga Gaza në Izrael, ne kemi shënjestruar një qendër të prodhimit të armëve të Hamasit në Gaza”, kanë thënë autoritetet izraelite. “Organizata terroriste Hamas është përgjegjëse për të gjithë aktivitetin terrorist që del nga Rripi i Gazës”. Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për çfarëdo sulmi nga Rripi i Gazës. Organizata militante palestineze, e cila udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

SHARE