INSTITUTI: 74 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në 24 orët e fundit, në Mal të Zi janë regjistruar 74 raste me koronavirus dhe asnjë nuk ka vdekur si pasojë e infeksionit. Kështu bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në rubrikën e rregullt, duke bërë të ditur se në 24 orë janë shëruar 73 pacientë. Në të njëjtën periudhë, janë përpunuar gjithsej 987 mostra për koronavirusin e ri. Sipas ISHP-së, në Mal të Zi janë 451 raste aktive të infektimit me koronavirus. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Podgoricë – 31.

SHARE