GJUKANOVIQ DHE EL MALKI : KA HAPËSIRA TË MËDHA PËR TË PËRMIRËSUAR BASHKËPUNIMIN ME MAROKO

Mali i Zi dhe Maroku kanë një traditë të marrëdhënieve të mira që nga koha e ish-Jugosllavisë, tha Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë takimit me Presidentin e dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Marokut Habib El Malki, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjukanoviq, theksoi se krahas dinamikës parlamentare, bashkëpunimi mes dy qeverive duhet gjithashtu të përmirësohet, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë dhe industrisë detare.

“Vizita e parë e një zyrtari maroken në Mal të Zi, do të jetë një nxitje për përgatitjen e disa marrëveshjeve ndërqeveritare, të cilat do të jenë bazë për konkretizimin e projekteve të përbashkëta, si modeli më optimal i bashkëpunimit”, deklaroi Gjukanoviq.

Ndërsa, El Malki theksoi se Mali i Zi dhe Maroko, janë vende të hapjes, tolerancës, dialogut dhe paqes dhe në këtë kontekst ai vuri në dukje në veçanti rolin që Mali i Zi ka në rajon, si faktor stabiliteti dhe i perspektivës evropiane.

SHARE