NEGOCIATAT, RAMA FLET NGA BERLINI / 5 ÇËSHTJET QË ‘MORËN ZGJIDHJE’ NË GJERMANI

Shpallja e sanksioneve ekonomike, deri tek kategorizimi ‘non grata’ i ish-deputetit të PS Aqif Rakipi nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaluar pa koment nga kryeministri Edi Rama, teksa gjendej në një vizitë zyrtare në Berlin. I pyetur nga gazetarët, kryeministri nuk pranoi të komentonte asnjë zhvillim nga politika e brendshme. Duke u fokusuar tek politika e jashtme, numri një i qeverisë u ndal tek mos-hapja e negociatave, teksa duke fajësuar Bashkimin Europian për vonesat, paralajmëroi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces. Kreu i qeverisë teksa komentoi Ballkanin e hapur, u shpreh se qasja e kancelarit Olaf Sholtz ishte pozitive. Nga ana tjetër, Rama u shpreh se nuk ëshë i shqetësuar nga armatosja e Serbisë, teksa e justifikoi atë edhe për qasjen ndaj Rusisë. Për kryeministrin Rama, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave, ndonëse ka shumë për të bërë. Ndërsa duke u ndalur tek heqja e vizave dhe anëtarësimi në NATO, kryeministri nuk i njohu asnjë meritë paraardhësit të tij Sali Berisha, pasi sipas tij kjo ka ndodhur për meritë të SHBA dhe BE.

SHARE