ABAZOVIQ: PSD-ja PJESË E QEVERISË, SHUMË SHPEJT KËRKESË PËR CAKTIMIN E SEANCËS SË KUVENDIT

Mandatari për përbërjen e qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq tha se janë një hap nga formimi i qeverisë pakicë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia Socialdemokrate. „Mendoj se tani me të vertetë jemi vetëm një hap larg Qeverisë. PSD do të jetë pjesë e Qeverisë. Mendoj se të gjithë duhet të heqim dorë nga kërkesat maksimaliste. Nuk jam i sigurt për SD, kjo është e vetmja e panjohur që ka mbetur. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje edhe për këtë”, tha Abazoviq. “Deputetët do të bëjnë kërkesë dhe nëse Bullajiq nuk do, mund ta bëjë një nënkryetar tjetër. Askush nuk mund ta mbyllë Kuvendin, nuk është e ligjshme. Nëse duhet, kryeministri i emëruar do të shkojë në gjykata për këtë arsye. Nëse 41 deputetë e më shumë duan ta caktojnë Kuvendin, e nuk e dëshiron personi i autorizuar, do ta caktojë dikush tjetër, sepse Kuvendi nuk është pronë e askujt”, tha ai. Abazoviq theksoi se pret mbështetjen e 49 deputetëve.

SHARE