OKB PEZULLON RUSINË NGA KËSHILLI PËR TË DREJTA TË NJERIUT

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pezulloi të enjten Rusinë nga Këshilli i i të drejtave e njeriut të OKB. Me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 të tjerë që abstenuan, asambleja miratoi draftin e propozuar nga SHBA-të me arsyetimin se Rusia ka kryer shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Ajo që u vu re menjëherë pasi votat u reflektuan në ekranin kryesor të sallës ishte se Kina votoi kundër së bashku me Sirinë dhe Bjellorusisë, edhe kësaj radhe Serbia vendosi ti bashkohej grupit që votoi pro përjashtimit të Rusisë, ku renditet edhe Shqipëria. Para votimit, ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun justifikoi votën kundër duke thënë se përjashtimi i Rusisë do të krijojë precedent të ri të rrezikshëm që do të prodhojë pasoja të rënda. Para se të niste votimi ambasadori i Ukraniës në OKB kërkoi mbështetje masive nga anëtarët për të pezulluar Rusinë në Këshilli i të drejtave të njeriut.  Ai tha se ato shtete që do të zgjdhinin butonin për të votuar kundër, nuk po bënin gjë tjetër veçse po tërqnin këmbëzën e një arme për të krijuar një pikë të kuqe në ekran njësoj si gjaku i ukrainasev që kanë humbur jetën nga sulmi rus . Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Rusisë -Genadi Kuzmin tha se votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut është një përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur pozicionin e saj dominues dhe kontrollin total për të vazhduar përpjekjen e saj për kolonializmin e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet ndërkombëtare.

SHARE