Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, konfirmoi se situata me emigrantët është shqetësuese. Ai kohën e fundit në Austri tha se në pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar rreth 1,500 kalime ilegale nga Shqipëria në Mal të Zi.
Lidhur me këtë edhe mediet e huaja gjithnjë e më shumë po shkruajnë për rutën e re të Ballkanit për emigrantët, të cilët sipas shkrimeve të Reuters, do të përpiqen që nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore, megjithëse siç theksojnë fluksi i emigrantëve në Malin e Zi është ende modest.
Sa i përket kësaj nga partia e Alleksa Beçiq, kumtojnë se nëse vjen deri te fluksi i mundshëm i emigrantëve në Mal të Zi, duhet të reagojë në mënyrë humane.
Ndërsa nga Fronti Demokratik theksojnë se ata duhet ti kthejnë mbrapa nga kufiri, si Sërbia, Bullgaria dhe Magjaria.
Nëse vihet deri te fluksi më i madh i emigrantëve në Mal të Zi, duhet të kenë qasje humane dhe jo qasjes të telave me gjemba, kumtuan nga Mali i Zi Demokratik, kurse nga Fronti Demokratik kumtuan se nuk e shohin të arsyeshme pse Mali i Zi , duhet ti pranoj emigrantët kur nga kufijtë e tyre i kthejnë Serbia dhe Kroacia.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Kryetari i Komisionit parlamentar për Siguri, Obrad Misho Stanishiq, deklaroi se Qeveria e MZ, është e gatshme të përballet me këtë sfidë të sigurisë.
“Qeveria ka një strategji të gatshme dhe me siguri do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kësaj sfide të sigurisë”, tha Stanishiq për gazetën “ Vijesti”.
Komisioni për Siguri, thotë Stanishiq, ende nuk ka diskutuar rreth fluksit të mundshëm të emigrantëve. “Ende problemi nuk është përshkallëzua dhe nuk kishte nevojë të diskutohet për këtë. Por ne me siguri jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj sfide “,deklaroi Stanishiq.