DREJTUESIT E AUTOMJETEVE TË JENË TË KUJDESSHËM DHE TË DURUESHËM, KONTROLLE MË TË FORTA

Duke pasur parasysh njoftimet e Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë për kushtet e pafavorshme atmosferike që do të godasin Malin e Zi në ditët në vijim, Departamenti i Sigurisë Rrugore paralajmëron drejtuesit e automjeteve se kushtet e pafavorshme të motit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së furtunës, mund të sjellin vështirësi në qarkullim, por edhe vonesa, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të jashtëzakonshme në komunikacion, si dhe rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion. “Oficerët policorë do të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut rrugor në ditët në vijim, përmes një pranie të shtuar në rrugë, në radhë të parë përmes aktiviteteve parandaluese”, thuhet në komunikatë. Edhe një herë ata apelojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me durim dhe kujdes, të përshtatur me motin dhe kushtet e tjera në rrugë si dhe frekuenca aktuale e trafikut, kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës

SHARE