EKONOMIA SHQIPTARE RRITET ME 8.54 PËR QIND NË 2021

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, pas tkurrjes që shënoi në vitin 2020, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së Covid-19. Sipas raportit të publikuar sot nga instituti i statistikave INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në vend u rrit me 8.54 për qind në 2021, duke shënuar nivelin më i lartë që nga viti 2001. Rritja e lartë e ekonomisë lidhet me bazën e ulët të vitit 2020, kur ekonomia u tkurr me 3.96 për qind, e ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët në sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë. Sipas raportit, të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetet në vlerësimet tremujore. Sipas INSTAT, rritja në 2021 u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e fortë ishte në tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor dhe industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia, të cilat ranë më shumë në vitin 2020.Zgjerimi i aktivitetit të sektorit të ndërtimit ka vijuar, ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia. Ndërkohë, PBB-ka në tremujorin e katërt të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5.52 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

SHARE