RUSIA SHPALL ARMËPUSHIMIN NË MARIUPOL

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve. “Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga AFP-ja të mërkurën. Korridori humanitar nga Mariupoli në Zaporizhia – përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia – do të hapet mëngjesin e së enjtes. Autoritetet e Ukrainës nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim. Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.

SHARE