PRANIMI NË BE ËSHTË ÇËSHTJA MË E RËNDËSISHME SOCIALE DHE POLITIKE

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është çështja më e rëndësishme sociale dhe politike në Mal të Zi, tha kryenegociatorja Zorka Kordiq, duke shtuar se vendi tani është në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit. Ajo në panel debatin online për Ballkanin Perëndimor, theksoi se fakti që pothuajse 75 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në BE është përgjigja më e mirë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformatave nga vendet e treta. “Është një mesazh i qartë dhe thelbësor se ku duhet të shkojë Mali i Zi, por është gjithashtu një mesazh për politikanët tanë,” tha Kordiq. Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, ajo foli për situatën aktuale dhe sfidat në negociatat për anëtarësim të Malit të Zi, si dhe për kontributin e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës. Sipas Kordiq, Mali i Zi përballet me sfida në sundimin e ligjit. Eurodeputeti Angel Jambazaki vlerësoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur, duke pasur parasysh dinamikën dhe rezultatet e reformave në procesin e negociatave, harmonizimin me politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe anëtarësimin në NATO.

SHARE