RUSIA KA SULMUAR NDËRTESËN E KRYQIT TË KUQ NË MARIUPOL

Forcat ruse kanë sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në qytetin e rrethuar dhe të shkatërruar të Mariupolit, tha të mërkurën Kievi. “Në Mariupol, pushtuesit kanë goditur ndërtesën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova. Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, ajo shtoi se ndërtesa është goditur nga sulme ajrore dhe artileri. Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera elementare.

SHARE