Salcë nga hudhra e pjekur dhe ajka neutrale

Kjo salcë aromatike shkon me mish të bardhë, peshk apo me patate të pjekura apo të fërguara!

Përbërësit:

– 2 hudhra të mëdha apo 3 të vogla,
– 50 g gjalpë,
– 1 lugë miell,
– 200 ml ajkë neutrale,
– 150-200 ml supë shtëpiake sipas dëshirës,
– kripë, piper, majdanoz,
– arra muskati.

Përgatitja:

Priteni hudhrën në gjysmë diagonale, secilën gjysmë mbështilleni me folie alumini dhe piqni në 200 gradë celsius në furrë derisa të lëshojë aromën dhe të zbutet.

Kur të ftohet, lehtë do t’i nxirrni thelpinjtë e pjekur. Kullojini mirë.

Vëreni tenxheren në zjarr dhe nxehni gjalpin dhe fërgoni miellin derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Pastaj shtoni hudhrën, ajkën neutrale dhe supën.

Kur salca të dendësohet qitni erëza dhe shërbejeni të ngrohtë,

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE