NË SHENJË PROTESTE, BLEGTORËT KANË LËNË QUMËSHTIN PARA MINISTRISË

Më shumë se 50 për qind e qumështit të prodhuar nuk është shpërndarë mëngjesin e sotëm në shenjë proteste për çmimin e ulët të blerjes së qumështit. Fermerët u mblodhën para Ministrisë së Bujqësisë dhe sollën bidon me qumësht qe po u shpërndarnë kalimtarëve. Me këtë performancë ata po u thonë autoriteteve se janë në hall dhe se nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e tyre. Më herët ata kërkuan që çmimi i qumështit te grumbulluar të rritet në 70 cent, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit për kafshë dhe inputeve të tjera në prodhim. Ata njoftuan gjithashtu se në shenjë proteste do të pezullojnë dërgesat në qumështore.

SHARE