ABAZOVIQ: JEMI NJË HAP MË AFËR QEVERISË PAKICË

Pas zgjedhjeve lokale në Beranë dhe Ulqin, Mali i Zi është një hap më afër formimit të qeverisë pakicë, tha mandatari dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Ai u tha gazetarëve pas konferencës së Këshillit të Investitorëve të Huaj se pret që Mali i Zi të ketë një qeveri sepse “kjo situatë është e paqëndrueshme”. “Nëse dikush nuk dëshiron një qeveri pakicë gjëgjësisht qeveri evropiane, ne jemi gati, do të shkojmë në zgjedhje,” tha Abazoviq. Ai tha se do të zhvillojë një seri të re bisedimesh mbi qeverinë e pakicës pas rezultateve të zgjedhjeve. Ai ritheksoi se qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se partitë nënshkruese të memorandumit do të formojnë shtyllën kurrizore të qeverisë së re, por edhe se ai personalisht nuk ka asgjë kundër SD dhe PSD që t’i bashkohen asaj.

SHARE