ISH-PUNONJËSIT E FABRIKËS SË ALUMINIT NË PODGORICË HYJNË NË GREVË URIE

Ish-punëtorët e fabrikës së aluminit në Podgoricë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen, duke thënë se janë në grevë urie. Ata theksojnë se shërbimi i përfituar nuk është paguar gjatë falimentimit, por vetëm ato të rregullta, prandaj 145 punëtorë të FAP-it nuk mund të dalin në pension tani. Sipas tyre, me konstatimin e kontestuar nga viti 2013, obligimi i Qeverisë ndaj tyre ka qenë rreth tetë milionë euro. Ata sot në mëngjes i janë drejtuar me kërkesë Qeverisë. “Ne kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për pagesën e mjeteve të pashfrytëzuara prej 21 vitesh. Për momentin nuk kemi asnjë reagim nëse dikush do të na presë, por kësaj radhe shprehimisht kemi qenë pro pritjes me kryeministrin Zdravko Krivokapiq. Ne sot jemi në grevë urie dhe nuk do të ndahemi para qeverisë derisa të gjendet një zgjidhje për problemin tonë”, tha përfaqësuesi i ish-punëtorëve të FAP-it, Branko Odoviq.

SHARE