INSTITUTI: 55 TË INFEKTUAR RISHTAZI, 1 VIKTIMË

Në 24 orët e kaluara, në Mal të Zi janë regjistruar 55 të infektuar me koronavirus dhe një person nga Podgorica (78) ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,699. Deri në orën 15:00 është raportuar shërimi i 78 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 656.

SHARE