NGA E MARTA RËNIE E LEHTË E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE

Nga e marta në Mal të Zi pritet ulje e lehtë e çmimit të karburanteve, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq. Llogaritja do të bëhet të hënën, ndërsa çmimet e reja të karburanteve do të vlejnë nga dita e martë. E vetmja mënyrë reale për uljen e çmimit të derivateve është, siç rithekson ai, ulja e akcizës, gjegjësisht miratimi i ndryshimeve në Ligjin për akciza. “Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, gjithçka varet nga Parlamenti i Malit të Zi dhe miratimi i ndryshimeve në Ligjin për akciza”, tha Perunoviq.

SHARE