INSTITUTI: 65 RASTE TË REJA ME COVID 19

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 65 raste të reja pozitive në Covid 19. Në këtë periudhë, nuk është paraqitur vdekje nga koronavirusi. Nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë njoftuar se janë analizuar 1,080 mostra të dyshuara në koronavirus. Po ashtu nga ky institucion, siç kanë kumtuar, në 24 orët e fundit janë shëruar 113 pacientë kurse aktualisht janë të regjistruar 659 raste aktive të prekur me Covid 19.

SHARE