LEJOHET PUNA E KLUBEVE TË NATËS DHE DISKOVE, EKSKURSIONET EDHE JASHTË MALIT TË ZI

Për shkak të situatës më të mirë epidemiologjike në Mal të Zi, nga nesër do të lejohet puna e klubeve te natës dhe diskotekat, lejohen udhëtimet shkollore dhe ekskursionet jashtë vendit, ndërsa numri i vizitorëve në aktivitetet sportive në natyrë është rritur, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Igor Galliq. Ai theksoi se numri i pacientëve të rinj në dy javët e fundit është ulur me rreth 42 për qind krahasuar me dy javët e mëparshme. Duke folur për heqjen e detyrimit për maska, Galliq tha se ISHP është duke monitoruar situatën epidemiologjike dhe se do të vlerësojë dhe propozojë masa paralelisht me situatën në rajon dhe në botë. “Pas stabilizimit të situatës do ta shqyrtojmë edhe atë propozim. Tani për tani, derisa vazhdon sezoni i viruseve respiratore, ajo masë mbetet në fuqi, por në periudhën e ardhshme do ta shqyrtojmë edhe atë propozim”, tha Galliq.

SHARE