FERMERËT TË VENDOSUR TË PEZULLOJNË DËRGESAT E QUMËSHTIT JAVËN E ARDHSHME

Fermerët nuk heqin dorë nga pezullimi i paralajmëruar i dërgesës së qumështit te përpunuesit, pasi në mbledhjen e sotme nuk është arritur marrëveshje për rritjen e çmimit të blerjes. Qumështoret nuk pranojnë të rrisin çmimin e blerjes së qumështit për dy deri në tre cent, gjë që do të ndikonte në çmimin më të lartë të shitjes me pakicë, thotë sekretari i Shoqatës së Fermerëve malazezë, Vllado Lakiq, pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. “Dorëzimi i qumështit do të pezullohet javën e ardhshme dhe data do t’i publikohet opinionin. Është koha që shteti të marrë masa për të shpëtuar mbarështimin e bagëtive qumështore, sepse sot një fermer humb katër cent për çdo litër qumësht,” tha Lakiq. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka ftuar të interesuarit që deri më 30 prill të aplikojnë për thirrjen për mbështetje për përmirësimin e cilësisë së qumështit të papërpunuar për këtë vit.

SHARE