MALI I ZI REFUZOI HAPJEN E TRI VENDVOTIMEVE SHTESË PËR ZGJEDHJET SERBE

Mali i Zi i është përgjigjur përfundimisht kërkesës së Serbisë për hapjen e tri vendvotimeve shtesë për zgjedhjet serbe. Përgjigjja është negative. Zgjedhjet serbe të 3 prillit u bënë temë edhe në Mal të Zi ditët e fundit. Kjo çështje ka përfunduar pasi dje Ministria e Jashtme e Malit të Zi u pajtua që ato të mbahen në ambasada dhe konsullata. Kjo u bë e ditur mbrëmë nga ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq në një intervistë për “Vijesti”. Vlladimir Bozhoviq, ambasadori i Serbisë në Podgoricë, kishte thënë më herët se pret që Ministria e Jashtme malazeze ta ndryshojë vendimin e saj për refuzimin e kërkesës së Ambasadës Serbe për hapjen e tri qendrave shtesë të votimit (në Beranë, Budva dhe Sutomore) për mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Tri vendvotimet shtesë, të kërkuara nga Serbia, kishin të bënin me votimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova në Mal të Zi. Radulloviq tha se MPJ-ja malazeze “është përgjigjur pozitivisht” ndaj kërkesave të ambasadës serbe, por se e ka refuzuar kërkesën për hapjen e vendvotimeve shtesë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi “pasoja të mëdha” ndaj Malit të Zi pas përgjigjes negative lidhur me hapjen e vendvotimeve shtesë.

SHARE