BEÇIQ DHE ABAZOVIQ NESËR NË BRUKSEL NË TAKIM ME HAN

Liderët e Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare Ura, Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në dy ditët e ardhshme do të qëndrojnë në Bruksel, me ftesë të Komisionarit të Bashkimit Evropian për zgjerim Johanes Han, kumtuan nga Mali i Zi Demokratik.

Përveç Beçiqit dhe Abazoviqit, në Bruksel shkojnë edhe sekretari i përgjithshëm i Demokratëve, Boris Bogdanoviq dhe nënkryetari i Lëvizjes Qytetare Ura Millosh Konatar.

“Ftesa e Han erdhi pasi dy liderët opozitarë publikut të Malit të Zi dhe atij ndërkombëtar i paraqitën Planin e Reformës Zgjedhore, i cili përveç miratimit më të gjerë nga adresat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare dëshmohet edhe nga vizita e Beçiqit dhe Abazoviqit në Bruksel, në kuadër të së cilës ky Plan dhe reformat zgjedhore dhe përpunimi i saj, si dhe të gjitha rrethanat që çuan në nevojën për një zgjidhje të tillë të situatës aktuale politike në Mal të Zi, do ti prezantohen Komisionarit Han në tërësi “, thuhet në kumtesë.

Ata rikujtojnë se me Planin e reformave zgjedhore të Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, që i është ofruar edhe partive të tjera të opozitës, si dhe sektorit të OJQ-ve, parashikohet gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme në lidhje me Këshillin Gjyqësor, Këshillin e RTMZ-së dhe reformave gjithëpërfshirëse zgjedhore që nënkupton zbatimin e  rekomandimeve të OSBE- ODIHR-së.

Plani parasheh gjithashtu përkufizimin e një zgjidhjeje ligjore e që duke ju falënderuar atij të gjitha zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë, miratimin e Kodit të sjelljes Etike në fushatë, krijimin e një organi të pavarur për të mbikëqyrur zbatimin konsekuent të ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe modifikimin e një sërë ligjesh mediale me qëllim që kuadri ligjor  të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare.

“Komisionari Evropian Han, menjëherë pas publikimit të Planit, vlerësoi angazhim konstruktiv në debatin dhe reformat që Demokratët dhe URA  treguan duke krijuar këtë Plan, dhe menjëherë njoftoi diskutimin me Beçiqin dhe Abazoviqin, I cili do të pasojë, duke filluar nga nesër”, rikujtojnë Demokratët.

SHARE