INFLACIONI DHE ÇMIMET REKORD

Çmimet e prodhimit të produkteve komerciale u rritën mesatarisht me 25.9 përqind në shkurt në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Kjo ishte rritja më e lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1949“, kumtoi Zyra Federale e Statistikave të hënën. Çmimet e prodhimit shihen si pararendës i zhvillimit të inflacionit. Në statistika shënohen çmimet e produkteve që nga porta e fabrikës – pra edhe para se produktet të përpunohen ose shiten më tej. Sipas statisticienëve, arsyeja kryesore e rritjes së madhe të çmimeve të prodhimit është prapë energjia. Çmimi i energjisë është rritur në shkurt me një mesatare prej 68 përqind. Gazi natyror ka kushtuar 125,4 përqind më shumë se në shkurtin e vitit 2021. Energjia elektrike dhe vaji për ngrohje janë rritur me 56,9 përqind.

SHARE