TË PAKTËN TETË VIKTIMA PAS BOMBARDIMEVE NË KIEV

Mariupoli vazhdon të përballet me situatë të rëndë. Rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar, pa rrymë, ushqim dhe ujë, si dhe në bombardime të mëdha. Ukraina ka injoruar kërkesën e Rusisë për të dorëzuar këtë qytet, duke thënë se premtimet ruse për të hapur korridore humanitare, nuk janë të besueshme. Një deputet ukrainas nga Mariupoli ka thënë se Rusia është duke tentuar që t’i përballë banorët e Mariupolit me uri të madhe, mirëpo ka shtuar se qyteti nuk do të dorëzohet. Autoritetet ukrainase kanë thënë që të paktën tetë njerëz kanë vdekur kur një qendër tregtare dhe një numër shtëpish janë goditur në rajonin Podilski në Kiev. Njerëzit janë këshilluar që të strehohen pasi një tank 50-tonësh me gaz helmues është dëmtuar pas bombardimeve në central kimik afër qyteti Sumi, duke shkaktuar rrjedhje toksike të amoniakut.

SHARE