Komuna e Ulqinit njofton qytetarët se ka hyrë në fuqi “Rregullorja për ndalimin e ndërtimit të objekteve gjatë sezonit turistik” e cila parasheh ndalimin e kryerjes së punëve ndërtimore në objektet në tërë territorin e Komunës së Ulqinit gjatë sezonit turistik.
Siç theksuan, ndalimi bëehet sipas në zonave, ku zona e parë përfshinë pjesën e ngushtë të qytetit (Bulevardin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Rrugën Hafiz Ali Ulqinaku) dhe fshatrat Mali i Bardhë, Pristan, Qyteti i Vjetër, Limani, Mahalla e Re, Meterizi dhe Pinjeshi.
Ndalimi i ndërtimit në zonën e parë (qendra e qytetit) vlen për periudhën prej me 01.06. deri në 20.09. të vitit 2018.
Zona e dytë përfshin pjesë të tjera të qytetit të Ulqinit dhe zonat periferike që nuk mbulohen nga zona e parë (Krythë, Plazhin e Madh, Shtojin etj.).
Ndalimi i ndërtimit në zonën e parë është i vlefshëm për periudhën prej 10.06. deri më 20.09.2018, “njoftoi komuna.
Policia komunale do të bëjë kontrollin në zbatimin e këtij vendimit.