KOMISIONI PËR EKONOMI E MBËSHTETI LIGJIN PËR AKCIZA, BULAJIQ QË TË CAKTOJË SEANCËN E KUVENDIT DERI NË FUND TË MUAJIT

Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet njëzëri e ka përkrahur Propozimin për ndryshimin e Ligjit për akciza, me të cilin do të zvogëlohet sasia e tyre në derivate deri në 40 për qind. Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Qeveria ka propozuar një amendament për t’i ofruar fleksibilitet kësaj, apo çdo qeverie, për të ulur akcizat deri në 40 për qind nëse është e nevojshme. “Është shumë e rëndësishme që kjo të jetë një zgjidhje sistematike për 15-20 vitet e ardhshme, që Qeveria ta ketë këtë opsion në arsenalin e saj. Kjo Qeveri nuk e ka pasur këtë”, tha Spajiq në seancën e Komisionit. Komisioni miratoi një konkluzion duke i bërë thirrje kryeparlamentarit Strahinja Bullajiq që deri në fund të marsit të thërrasë seancën për të diskutuar ndryshimet në Ligjin për akciza për shkak të seriozitetit të çështjes së rritjes drastike të çmimit të karburanteve. Përfaqësuesit e Frontit Demokratik (FD) dhe Demokratëve u larguan nga seanca dhe nuk morën pjesë në votim.

SHARE